“Paralizohet” aeroporti i Brukselit, ndërpriten lëvizjet në portin e Antverpit
Dhjetëra mijëra persona mbushën rrugët në Bruksel, në kuadër të një greve kombëtare kundër reformave të qeverisë dhe shkurtimit të shpenzimeve.
Nisma çoi në pezullimin e fluturimeve dhe në çakordimin e sistemeve të tjera të transportit publik.
Tre sindikatat më të mëdha të Belgjikës po protestojnë ndaj reformës së pensioneve dhe masave të tjera të qeverisë së kryeministrit Bart de Wever, qe përmes shkurtimeve synon të reduktojë deficitin buxhetor.
Si pasojë e grevës, në aeroportin e dytë më të madh të Belgjikës, Sharlërua, u ndërprenë të gjitha shërbimet. Ndërsa në aeroportin e Brukselit, të gjitha fluturimet në vajtje dhe pjesa dërrmuese e atyre në ardhje u anuluan.
Edhe pse punonjësit e hekurudhave vazhduan punën, autobusët, tramët dhe metrotë e Brukselit u ndalën.
Edhe dërgesat në portin e dytë më të madh të Evropës, Antverp, u pezulluan deri të mërkurën për shkak të mungesës së personelit dhe mbi 100 anije pritën në detin e Veriut derisa iu dha leje të ankoronin në tre porte të tjera.
Belgjika është prekur nga greva të shumta që kur kryeministri nacionalist me prejardhje holandeze Bart de Wever mori detyrën. Deri në mesditë, rreth 80 mijë protestues ishin bashkuar me demonstratën në Bruksel.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur