Francë, kryeministri premton pezullimin e reformës së pensioneve
Kryeministri francez Sebastien Lecornu ka deklaruar në Parlament se mbështet pezullimin e reformës së kontestuar të pensioneve të vitit 2023, përpara votëbesimit që mbahet më vonë gjatë javës.
Reforma, që ngre moshën e daljes në pension nga 62 në 64, u konsiderua si një nga reformat themelore të presidencës së Emmanuel Macron.
“Këtë vjeshtë do t’i propozoj Parlamentit që ta pezullojmë reformën e 2023-shit deri në zgjedhjet presidenciale të 2027-s”, deklaroi Lecornu, i cili u duartrokit nga partitë e majta.
Ai u caktua sërish kryeministër javën e kaluar, vetëm 4 ditë nga dorëheqja, dhe i duhet mbështetja e ligjvënësve socialistë që qeveria e tij të mbijetojë.
Partitë e opozitës nga e djathta dhe e majta ekstreme kërkuan mbajtjen e votëbesimit, i njohur si “votimi censurë”, për të enjten në mëngjes dhe po kërkojnë gjithashtu mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Socialistët thanë se do të mund të jenë gati ta mbështesin qeverinë e re, por vetëm nëse ajo premton një pezullim të plotë të reformës së pensioneve.
“Nëse ai nuk i thotë qartë fjalët “pezullim imediat dhe tërësor i reformës së pensioneve”, atëherë do të ketë votëbesim”, deklaroi deputeti socialist Laurent Baumel.
Ndryshimet në ligjin e pensioneve kaluan në mars të 2023-shit, më pak se një vit pasi Macron u votua për një mandat të dytë presidencial.
Që prej atëherë, vendi është përfshirë nga debate politike, greva dhe protesta dhe në fund drafti kaloi pa një votim në Parlament, përmes përdorimit të një mekanizmi kushtetues të njohur si 49:3.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur