Reforma Territoriale dhe Zgjedhore/ Zbardhen projektvendimet, zgjatja vetëm 9 muaj
Janë zbardhur dy projektvendimet për ngritjen e komisioneve të posaçme për reformën zgjedhore dhe reformën administrativo-territoriale, të cilat pritet të miratohen gjatë mbledhjes së kësaj të mërkure të Konferencës së Kryetarëve.
Sipas dokumentit, Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore propozohet të ngrihet mbi bazën e barazisë mes pozitës dhe opozitës. Ai do të përbëhet nga 16 anëtarë 8 përfaqësues nga Partia Socialiste dhe 8 të tjerë nga partitë e tjera parlamentare.
Komisioni do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë, një përfaqësues i Partisë Socialiste dhe një i Partisë Demokratike, duke synuar garantimin e një procesi gjithëpërfshirës dhe konsensual.
Megjithatë, në një variant tjetër të përbërjes, Komisioni i Reformës Zgjedhore parashikohet të ketë gjithsej 17 anëtarë:
- 9 përfaqësues nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste
- 6 përfaqësues nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike
- 1 përfaqësues nga Grupi Parlamentar “Aleanca për Ndryshim”
- 1 përfaqësues nga Grupi Parlamentar i Partisë së Lirisë
Në këtë skemë, drejtimi i Komisionit do t’i takojë një përfaqësuesi të shumicës parlamentare, ndërsa zëvendëskryetari do të jetë nga radhët e pakicës parlamentare.
Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale
Edhe për këtë komision, pritet të aplikohet një formulë e ngjashme përbërjeje dhe drejtimi, duke garantuar përfaqësimin e të gjitha forcave politike parlamentare.
Mandati i të dy komisioneve
Të dy komisionet e posaçme parashikohet të kenë një mandat 9-mujor, brenda të cilit do të duhet të përmbyllin propozimet dhe rekomandimet përkatëse.
Miratimi i projektvendimeve pritet të ndodhë në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, çka do të shënojë hapin e parë drejt një procesi të ri reformash në sistemin politik dhe administrativ të vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera