“Kërcënim për përplasje Izrael-Turqi”, Gazetari: Rreziku mbetet i lartë

15 Tetor 2025 | 12:17

Gazetari Sokol Braji, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Turqia për Euronews Albania, ka komentuar çështjen e armëpushimit dhe përpjekjeve për paqe në Gaza, duke theksuar rolin e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, në këtë proces.

Sipas Brajit, qeveria izraelite e Benjamin Netanyahut nuk e do Turqinë dhe se as Hamasi nuk ka simpati për të.

Ai tha se, Erdogan ka dhënë deklarata të forta në mbështetje të palestinezëve dhe se bënë lutje që ky armëpushim të qëndroj gjatë.

“Hamasi nuk kishte rrugë tjetër, përveçse të pranonte marrëveshjen, pavarësisht gjithë atyre fjalimeve të bukura të Erdoganit. Kjo tregon që situata është shumë më komplekse. Gjëja më pozitive e momentit është ndalimi i gjenocidit në Gaza, por as Izraeli dhe as Hamasi nuk po e mbajnë luftën, lufta mbahet nga SHBA-ja. Nuk kemi një paqe të vërtetë në Lindjen e Mesme, as pritshmëri për një të tillë. Pritet vetëm kualifikimi i planit të Izraelit”, u shpreh Braji.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026

Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së martës në zonën e Kaninës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse,...
07:14 | 22/07/2026