Suedia dhe aleatët e NATO-s monitorojnë një nëndetëse ruse në Detin Baltik
Një nëndetëse ruse që hyri ditën e djeshme në Detin Baltik po ndiqet nga ushtria suedeze, e cila e ka përshkruar ndjekjen si një “operacion rutinë” të zhvilluar në bashkëpunim me aleatët e NATO-s.
Sipas njoftimit zyrtar, një nëndetëse ruse hyri në Detin Baltik përmes ngushticës daneze të ‘Great Belt’, ndërsa më tej theksohet se “aeroplanë luftarakë dhe anije luftarake të forcave të armatosura suedeze e kanë ndjekur nëndetësen në zonën e Kattegat, ngushticë midis Danimarkës dhe Suedisë dhe që prej asaj kohe e mbajnë nën vëzhgim”.
Forcat e armatosura suedeze sqarojnë se operacioni është pjesë e monitorimit të përditshëm dhe rutinë që bëhet në bashkëpunim të ngushtë me vendet partnere të NATO-s, duke theksuar se “kanë një pasqyrë të qartë të situatës në rajonin përreth”.
Tensionet në Detin Baltik janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik