Izraeli: Një nga trupat e kthyer nuk është peng, këtë e kanë bërë edhe më parë

15 Tetor 2025 | 13:41

Ushtria izraelite tha këtë të mërkurë se një nga trupat e dorëzuar nga Hamasi një ditë më parë si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit nuk ishte njërit prej pengjeve që mbahej në Gaza.

Ushtria tha se “pas përfundimit të ekzaminimeve në Institutin Kombëtar të Mjekësisë Ligjore, trupi i katërt i dorëzuar Izraelit nga Hamasi nuk përputhet me asnjë nga pengjet”

Kjo ka ndodhur edhe më parë. Në shkurt, Hamasi dorëzoi mbetjet e pengjes izraelite të Shiri Bibas, së bashku me dy fëmijët e saj Ariel dhe Kfir. Por testet mjeko-ligjore më vonë treguan se nuk ishte trupi i Shirit, duke shkaktuar zemërim në Izrael, ku më vonë Hamasi ktheu trupin e duhur.

Hamasi thotë se disa nga trupat e pengjeve janë të bllokuar nën rrënoja dhe ka kërkuar hyrjen e makinerive të rënda për të ndihmuar në përpjekjet e rikuperimit.

Por në Izrael ka pasur zemërim për ritmin e ngadaltë të kthimeve. Qeveria izraelite beson se grupi ka në zotërim më shumë trupa sesa janë dorëzuar deri më tani.

Në përgjigje të vonesave, Izraeli kërcënoi mbrëmjen e djeshme se do të ndalonte hapjen e pikës kufitare të Rafah-ut me Egjiptin dhe do të kufizonte ndihmën që hynte në Gaza, gjë që ka ndodhur këtë të merkur, ku pika kufitare është ende e mbyllur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026