Kalimi kufitar në Rafah ende i mbyllur, 600 kamionë priten të hyjnë në Gaza

15 Tetor 2025 | 12:46

Izraeli po përballet me thirrje për të hapur “menjëherë” kalimet kufitare për në Gaza, pasi një zyrtar tha se kalimi kufitar i Rafah nuk do të hapet sot.

“Kalimi i Rafah nuk do të hapet sot, ndoshta as nesër, dhe nuk dihet kur do të hapet”, kështu ka deklaruar një burim nga siguria izraelite, sipas raportimit të mediave vendase.

“Një rihapje nuk do të ishte e mundur as nga pikëpamja logjistike, sepse duhet të shkohet në vend për të kryer kontrolle dhe të dërgohet një ekip zbulimi, gjë që kërkon kohë. Mund të ndodh që edhe nesër të vendosim ta mbajnë të mbyllur kalimin në Rafah”, është shprehur Izraeli.

600 kamionë me ndihma humanitare po hyjnë përmes pikës Kerem Shalom, në përputhje me marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Donald Trump, për të shkuar më pasë në Gaza.

Ky version bie ndesh me informacionin e raportuar mëngjesin e sotëm, sipas të cilit qeveria izraelite kishte vendosur të anulonte sanksionet ndaj Gazës të parashikuara për sot, të cilat përfshinin kufizimin e ndihmave humanitare dhe mbylljen e kalimit kufitar Rafah mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit, si pasojë e kthimit nga Hamas i katër trupave të pengjeve të vdekur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkarkuar nga detyra komandantin e përgjithshëm të ushtrisë së vendit, Oleksandr Syrskyi. Kjo vjen vetëm disa ditë pas shkarkimit të...
07:58 | 22/07/2026

Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të martën një paketë të re tarifash, këtë herë për barnat gjenerike të prodhuara jashtë vendit, që do të fillojnë...
07:53 | 22/07/2026

Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio ka deklaruar se lejimi i Iranit për të kontrolluar Ngushticën e Hormuzit do të krijonte një “precedent të rrezikshëm” me...
07:26 | 22/07/2026