Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese
Juristi Ylli Manjani tha në emisionin Now në Euronews Albania se në kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e presidentit të republikës, një shkelje e rëndë është ndërprerja e mandatit kushtetuese të një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas Manjanit, pika dy e kërkesë së PD, që ka të bëjë me përpjekjet për të ndërprerë mandatit e gjyqtares së kushtetueses, Sonila Bejtja është një shkelje e rëndë e aktivitetit të presidentit.
“Kushtetuesja me pezullimin që i bëri për zgjedhjet e Tiranës e ka kapur në flagrancë Begajn për nenin 115 të kushtetutës. PD është ndalur te veprimtaria e dekreteve të presidentit, ka një pikë të dytë që nesër është pragu i grabitje së dyrtë kushtetuese që mund të ndodhë në Shqipëri për shkak të aktivitetit të Bajram Begajt; kërkohet rrëmbimi i një mandati kushtetues të një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese, zonjës Sonila Bejtja e cila ka sot në dorë një dekret emërimi me mandat të plotë nga presidenti i republikës. Begaj nëse ka problem me dekretin e Metës, duhet të shfuqizonte atë dekret, të nxirret të një tjetër si e mendon ai, pastaj të kishim një konflikt. Por çfarë bën zotëria, thotë më thoni ju një herë ta marrë a mos ta marrë vendimin, ca e ka Gjykatën Kushtetuese ai, këshilltare?
Nuk funksionin Kushtetuesja e një vendi si këshilltare e presidentit, gafë e rëndë. Nëse Kushtetuesja do bëjë atë që kërkon presidenti, aty kërcet pazari…”, tha Manjani.
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës