Aksident me dy të plagosur në tunelin e Skërficës, në aksin Kardhiq -Delvinë
Një aksident me dy të plagosur është regjistruar paraditen e kësaj të enjteje në dalje të tunelit të Skërficës, në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë.
Automjeti i llojit Mercedes Bens me targë AB848UI me drejtues Denis Metaj 37 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit ka dalë nga rruga dhe për rrjedhojë është goditur me murin mbrojtës të rrugës.
Si pasojë e goditjes ka marrë dëmtime drejtuesi 37 vjeçari Denis Metaj me plagë në fytyrë të marra nga xhami i makinës dhe pasagjeri i identifikuar Hati Rakipaj, 21 vjeç, i cili ka ka frakturë në këmbë.
Që të dy banorë të Vlorës. Menjëherë janë të cilët u transportuan menjëherë në urgjencën e Spitalit të Sarandës për ndihmë mjekësore.
Sipas bluzave të bardha gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Të dy do të transportohen me ambulancë drejt spitalit të Vlorës. Sherbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës shkuan menjëherë në vendngjarje dhe po punohet për të përcaktuar shkakun e aksidentit. Nga kontrolli për testin e alkoolit drejtuesi i mjetit doli se nuk kish konsumuar alkool, prs me 0.00mg/L.
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve