Hiqet termi “diversitet gjinor”, reagon Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka “falënderuar pozitën, opozitën dhe mediat për qëndrimin në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore”, pas vendimit për të ndryshuar projektligjin e shumëdebatuar duke hequr konceptin “gjithëpërfshirëse” për gjininë duke njohur vetëm burrë e grua.
Partia Socialiste ka depozituar 22 amendamente ku hiqen termat “gjithëpërfshirës” dhe “diversitet gjinor”, duke i zëvendësuar me formulime të qarta në vetëm dy gjini.
Në një deklaratë zyrtare, Këshilli thekson se ky vendim reflekton respektin ndaj vlerave natyrore dhe parimeve themelore të shoqërisë shqiptare, si dhe ndjeshmërinë ndaj traditës kulturore dhe fetare të vendit.
“Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë vlerëson dialogun, bashkëpunimin dhe maturinë e treguar gjatë këtij procesi, duke e konsideruar një shembull pozitiv të përgjegjësisë institucionale dhe kujdesit për të mirën e përbashkët”, thuhet në deklaratë.
Deklarata përfundon duke rikujtuar angazhimin e Këshillit për të kontribuar në çdo nismë që lidhet me mbrojtjen e vlerave njerëzore, shoqërore dhe morale, si dhe mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Projektligji është depozituar në Kuvend dhe tashmë, bashkë me ndryshimet e socialistëve, do të diskutohet në komisione parlamentare. Votimi i tij në seancë plenare është parashikuar për më 30 tetor.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 15:49 U kthye në sensacion të Kupës së Botës, portieri i Kepit të Gjelbër i bashkohet klubit Colo Colo në Kili
- 15:40 1,354 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Kongo, rritet edhe numri i personave të infektuar
- 15:31 Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb