480 mijë persona në rrezik varfërie, kanë të ardhura 20 mijë lekë në muaj

16 Tetor 2025 | 20:05

Afro një në pesë individë në Shqipëri jeton në pragun e varfërisë. Në numër, janë 480 000 individë të cilët kanë  të ardhura të ulëta, e që kërcënohen nga rreziku i një jetese pa standardet minimale.

Të dhënat që nxjerr INSTAT për vitin 2024, tregojnë se në krahasim me vitin 2023, vihet re një ulje me 30 mijë njerëz që jetojnë në kushte të vështira.

Pragu i të ardhurave që ndau varfërinë në vitin 2023, ishte 680 lekë në ditë ose 20 400 lekë në muaj.

Familjet më të predispozuara për të rënë në varfëri janë ato që kanë fëmijë nën varësi më të vegjël se 18 vjeç dhe që jetojnë të paktën me një prind, kurse rreziku është më i ulët tek ato familje që nuk kanë fëmijë.

Përfitimet sociale, si pensionet e pleqërisë dhe ato familjare, të përfshira në të ardhurat familjare, ndikojnë në uljen e rrezikut për të qenë i varfër dhe në mungesë të tyre, do të ishte 37% e popullsisë që do të rrezikonin të binin në gjendje varfërie.

Ndërkohë, të ardhurat mesatare mujore për frymë vitin e kaluar ishin 51 000 lekë, me rritje rreth 1000 lekë në krahasim me vitin 2023.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026