Delcy Rodriguez: Nuk kam negociuar me SHBA për largimin e Maduros nga pushteti
Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodriguez ka mohuar se ka negociuar me Shtetet e Bashkuara për të larguar Presidentin Nicolas Maduro nga pushteti. Gazeta “Miami Herald” raportoi të enjten se Rodriguez dhe vëllai i saj Jorge, kryetari i parlamentit, kishin negociuar me Uashingtonin për të larguar Presidentin Maduro dhe për të mbetur në pushtet, pa zbuluar burimet e saj.
“Gënjeshtra! Një tjetër media vazhdon ndyrësinë e luftës psikologjike kundër popullit venezuelian. Ata nuk kanë moral, nuk kanë parime, përhapin gënjeshtra dhe kalbje”, ishte reagimi i zëvendëspresidentes Rodriguez nëpërmjet Telegram.
“Revolucioni bolivarian mbështetet te udhëheqja më e lartë politiko-ushtarake e bashkuar rreth vullnetit popullor”, vazhdoi ajo, duke shoqëruar postimin me një foto të saj në krah të kreut të shtetit me mbishkrimin: “Së bashku dhe të bashkuar me Presidentin Maduro”.
Sipas Miami Herald, Rodriguez e bëri propozimin nëpërmjet kontakteve në Katar, një vend që ka luajtur një rol ndërmjetësues në shkëmbimet e të burgosurve midis Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës.
Uashingtoni ka vendosur shtatë anije luftarake dhe një nëndetëse me energji bërthamore në Karaibe dhe një tjetër në Gjirin e Meksikës, si pjesë e një manovre që e paraqet si një operacion kundër narkotikëve që synon konkretisht Venezuelën dhe Presidentin e saj Maduro.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili konfirmoi këtë javë se ka urdhëruar operacione të fshehta të CIA-s në Venezuelë, ka njoftuar të paktën pesë sulme që nga fillimi i shtatorit kundër motoskafeve që ai thotë se transportonin drogë. Sulmet me raketa kanë vrarë të paktën 27 persona, sipas asaj që ai dhe qeveria e tij kanë njoftuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut