Vrasja e Andi Malokut, dëshmia e pajtuesit të gjaqeve: Rrajat m’u betuan në Kuran

17 Tetor 2025 | 10:52

Familja e Redian Rrajas i dënuar me burg përjetë ka tentuar të shuajë hasmërinë përmes zakoneve të pajtimit të gjaqeve me familjen e Andi Malokut.

Të dhënat dolën gjatë dëshmisë së Beqir Bojas pajtues gjaqesh ne gjyqin ndaj Plaurent Dervishaj e Julian Meçes për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos i njohur si “Rrumi” në vitin 2019 në mbikalimin e Shkozetit, ngjarje ku humbi jetën shoferi Andi Maloku.

“Në 2019 kam jetuar në Kamëz, kam qenë kryetari i këshillit të komunës Zallherr. Unë jam angazhuar me komisionin e pajtimit të gjaqeve. Asllan Rraja, me ka kërkuar që të negocioj më familjen e Genc Malokut.  Ai më kërkoi qe të negocioj për të birin Redian Rraja. I kam kërkuar familjes Rraja nëse kanë lidhje me këte ngjarje ata kanë bërë be në kuran që ne nuk kemi asnjë lloj dijeni për vrasjen e Andi Malokut. Kemi pritur Gencin Malokun se ai nuk gjendej në shtëpi, i thashë që na ka dërguar familja e Asllan Rrajës, Genc Maloku na tha sipas rregullit shqiptar keni afat tre muaj që të shohim si do shkoj e gjithë gjeja. Më pas ka pasur edhe një takim të dytë, Genci theksonte se djali i është vrarë i pafajshëm në rrugë. Ne i kërkuam që të presë sa të shohim ç’do të thotë drejtësia, pasi Asllani nuk ka mundur të lidhet me djalin që të marrë informacion. Do vazhdoj të kërkoj të drejtën tjetër. Ne i kërkuam sërish afat 3 muaj nuk e pranoi këtë kohë dhe caktuam më pas. Ky ka qenë takimi i fundit, më pas nuk jeni taku më. Nuk i njoh të pandehurit në sallë. Genci Maloku na dha garanci që për tre muaj nuk do merrte hak”, mësohet të jetë shprehur Boja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026