Më pranë Botërorit, Kosova i rinovon me 2 vjet kontratën trajnerit Foda
Federata e Futbollit e Kosovës ka zyrtarizuar marrëveshjen e re me trajnerin e Kombëtares, Franco Foda, duke konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit edhe për dy vite të tjera.
Kontrata, e cila garanton qëndrimin e trajnerit gjerman në krye të ekipit kombëtar deri në fund të vitit 2027, është nënshkruar më 6 tetor nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, dhe vetë përzgjedhësi Foda, në ditën e parë të grumbullimit të tetorit.
Sipas marrëveshjes, kontrata e Fodas do të zgjatet automatikisht në rast se Kosova siguron kualifikimin në Kampionatin Evropian 2028.
Franco Foda mori drejtimin e Kosovës më 17 shkurt 2024 dhe deri më tani ka udhëhequr ekipin në 17 ndeshje, me bilanc prej 11 fitoreve, 2 barazimeve – përfshirë atë kundër Rumanisë (0:0) – dhe 4 humbjeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut