Nisen autobusët nga Kosova, qytetarët: Së bashkë për drejtësi ndaj liderëve të UÇK

17 Tetor 2025 | 10:51

Qindra qytetarë dhe ish-luftëtarë të UÇK-së janë nisur paraditen e së premtës nga qytet të ndryshime të Kosovës drejt Tiranës për protestën që do të zhvillohet në sheshin “Skëndërbej”. Autobusë të shumtë janë nisur plot me njerëz ndërsa “Euronews Albania” ka pyetur disa nga qytetarët lidhur me arsyet e bashkimit të tyre në këtë protestë.

Gazetari, Asllan Bajrami është një nga mbështetësit e kësaj proteste dhe është nisur drejt Tiranës. Bajrami u shpreh se sot duhet të bashkohen të gjithë në Tiranë për të treguar se liderët e UÇK-së duhet të lirohen sa më parë.

“Sot më ka motivuar vlera sublime e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës. Duhet të bashkohemi në Tiranë për të përçuar një mesazh, t’u tregojmë të gjithëve se liderët e ushtrisë së UÇK-së duhet të lirohen sa më parë. Aktakuza ndaj tyre ka rënë që në krye të herës. Sot ne jemi të gjithë së bashkë, të gjithë në një mendje. Ushtria Çlirmitare e Kosovës ka qenë vlera më e lartë në fund të shekullit të kaluar që solli krijimin e shtetit të dytë shqiptar”, tha ai.

Ish-luftëtari i UÇK-së, Islam Kelmendi gjithashtu foli për “Euronews Albania” ku u shpreh se përmes kësaj proteste do të dëgjohet zëri dhe padrejtësitë që po u bëhen krerëve të Ushtrisë Çlirimtare.

“Vij nga Prishtina, luftëtar i lirisë që ditët e para. Ushtria Çlirimtare e Kosovës e ka bazën në Tiranë aty e kemi nis luftën çlirimtare sa herë na thërret atdheu do jemi aty. Arsyeja ime edhe e të gjithëve është të njihet zëri jonë, sot shkojmë për drejtësi kundër pa drejtësisë që po bëhet ndaj liderëve të ushtrisë Çlirimtarë në Hagë”, u shpreh ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026