Rusia dënon me burgim të gjatë 15 luftëtarë ukrainas të kapur gjatë luftës

17 Tetor 2025 | 14:10

Pesëmbëdhjetë anëtarë të një grupi të milicive ukrainase u shpallën fajtorë nga një gjykatë ushtarake ruse për pjesëmarrje “në një organizatë terroriste” dhe u dënuan me nga 15 deri në 21 vjet burgim, tha Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë.

Sipas raportimeve, ata  do të vuajnë dënimin në një prej burgjeve të sigurisë më të lartë në Rusi.

Të dënuarit ishin anëtarë të Batalionit Aidar të Ukrainës, të cilët u kapën në vitin 2022. Gjykimi ndaj tyre ishte i mbyllur për publikun dhe u zhvillua në një gjykatë ushtarake në qytetin jugor rus, Rostov-on-Don.

Ende nuk ka reagime nga Ukraina për këto dënime, por avokati i Popullit në Ukrainë paraprakisht e kishte përshkruar gjykimin ndaj këtyre personave, sipas raportimeve.

Grupet për të drejtat e njeriut, përfshirë grupin Memorial të Rusisë, kanë pretenduar se ndjekja penale e këtyre personave përbën shkelje të Konventës së Gjenevës për trajtimin e të burgosurve të luftës.

Ndërkohë, Rusia e ka hedhur poshtë këtë pretendim, duke argumentuar se akuzat ndaj tyre ishin bazuar në aktivitetet që supozohet se datojnë tetë vjet para nisjes së luftës  Rusisi-Ukrainë.

Akuzat ndaj 15 burrave lidhen me periudhën nga gushti 2014 deri në mars 2022 dhe ata u akuzuan për pjesëmarrje në një grup terrorist dhe për kryerjen e veprimeve me qëllim “përmbysjen e rendit kushtetues të Federatës Ruse”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026