Ukraina sulmon me dronë Khersonin: Shpërthen një fabrikë eksplozivësh, 5 të vdekur

18 Tetor 2025 | 12:45

Ukraina ka sulmuar me dronë rajonin e Khersonit, që ndodhet nën kontrollin e rusisë, i cili shkaktoi vdekjen e dy personave.

Sipas burimeve nga guvernatori i emëruar nga Moska, Vladimir Saldo, dy persona u vranë nga një sulm ukrainas me mjete ajrore pa pilot, dronë, në një pjesë të rajonit të Khersonit, në jug të Ukrainës.

Por në të njëjtën kohë një fabrikë eksplozivësh që kontrollohet nga Rusia ka shpërthyer, ku për pasojë kanë humbur jetën tre shtetas rus.

Shpërthimi nuk është vërtetaur ende nëse ka ardhur si pasojë e sulmit ukrainas. Shpërthimi në fabrikë ndodhi mbrëmjen e djeshme.

Ndërkohë, ekspertët po zhvillojnë hetime për shkaqet e shpërthimit, ku autoritetet ruse kanë mohuar se shpërthimi ishte shkaktuar nga një sulm ukrainas me dronë, raporton Reuters.

Shërbimet e ndihmës së parë njoftuan sot se kanë përfunduar operacionet e kërkimit dhe shpëtimit në fabrikën e Sterlitamakut, të cilat vazhduan gjatë gjithë natës.

Ndërkohë, fabrika Avangard prodhon eksplozivë industrialë dhe çmonton municione. Që prej vitit 2022, fabrika ndodhet nën kontrollin e grupit industrial shtetëror rus, Rostec.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026

Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë

Tetë persona, mes tyre gjashtë fëmijë, janë gjetur të vdekur në një banesë në Michigan të Shteteve të Bashkuara, pas një zjarri që përfshiu shtëpinë...
13:10 | 26/07/2026