Erdogan i zhgenjyer nga Trump, pse nuk u zgjodh Turqia për negociatore me Rusinë?

18 Tetor 2025 | 19:52

Gazetari Sokol Braji, i ftuar në një lidhje online në emisionin Balkan Talks me moderator Franko Egro në Euronews Albania, ka komentuar zhvillimet më të fundit lidhur me përpjekjet diplomatike për përfundimin e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë. Ai foli për një zhgënjim që vjen nga pala turke, konkretisht presidenti Erdogan, i cili sipas tij ka pritur një rol më të rëndësishëm në këto negociata.

“Në fakt ka qenë një triumf i madh përpara se të shkonte Zelensky në Shtëpinë e Bardhë dhe të gjitha mediat turke dhe Ministria e Punëve të Jashtme thoshin që tashmë është takimi i tretë kokë më kokë Zelensky-Trump, pas takimit në Alaska me Putin, ku mendohej se Trump do të përfundonte dhe luftën mes tyre. Pas prononcimeve zyrtare të takimit, por mediat turke dhe ata pranë Erdogan kanë shprehur keqardhje që ky takim nuk dha asnjë frut. Pika kryesore që i përket Ankarasë, është që Erdogan ka mbetur i zhgënjyer që pas Alaskës nuk është zgjedhur për t’u bërë një takim për mbarimin e luftës.” – tha gazetari Braji.

Sipas tij, zhgënjimi i Ankarasë lidhet me mosaktivizimin e rolit të Turqisë si një ndërmjetës kyç në proceset diplomatike për paqen, në një kohë kur vendi ka tentuar vazhdimisht të ndërtojë ura mes Kievit dhe Moskës.

Braji theksoi gjithashtu se pavarësisht rolit aktiv që Turqia ka pasur më herët në negociatat e paqes dhe marrëveshjet për eksportin e grurit, duket se aktorët kryesorë ndërkombëtarë po anashkalojnë tashmë Ankaranë në tryezat më të rëndësishme të vendimmarrjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari nga Presheva: Në Serbi do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ja çfarë e ka trembur Vuçiç

Valon Arifi, gazetari dhe aktivisti nga Presheva, ka folur në Balkan Talks me Franko Egro në Euronews Albania lidhur me protestat në Serbi. Sipas tij,...
21:22 | 30/05/2026

Paqja ka shumë armiq! Eksperti: Kush e do zgjatjen e luftës në Iran?

Dorand Vojka, ekspert për çështjet ndërkombëtare, ka folur këtë të shtunë në Balkan Talks me Franko Egron për prapaskenat e paqes mes Iranit dhe SHBA....
20:50 | 30/05/2026

Gazetari shqiptar në Rusi tregon skenarët për dronin në Rumani: Mund të jetë…, nuk është provuar se është rus

I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Rusia për emisionin “Balkan Talks” në Euronews, gazetari shqiptar Misha Puma komentoi incidentin ku një dron goditi...
21:49 | 29/05/2026