Më 7 qershor nis regjistrimi i fëmijëve në çerdhet publike të Tiranës

25 Maj 2021 | 19:26

Duke nisur nga data 7 qershor deri në datën 11, nga ora 09:00-14 :00, do të kryhen aplikimet për regjistrimin e fëmijëve pranë çdo çerdheje publike në Tiranë.

Risi për këtë vit është fakti se fëmijët që kanë frekuentuar çerdhen në sezonin 2020-2021 dhe që mbushin moshën 3 vjeç deri më datë 15 shtator 2021, do të regjistrohen automatikisht në kopsht.

Për këtë, kërkohet që prindërit të deklarojnë brenda datës 26 qershor pranë çerdhes ku fëmija ka frekuentuar, kopshtin në të cilin dëshirojnë të regjistrojnë fëmijën e tyre.

Kopshti i përzgjedhur nga prindërit, duhet të jetë në njësinë administrative ku ndodhet edhe vendbanimi i fëmijës aktualisht.

Ndërkohë dokumentet që prindërit duhet të bëjnë gati deri në datën 7 qershor, për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe janë:

  • Certifikatë personale dhe familjare e fëmijës
  • Vërtetim pune me pagë mujore të pasqyruar të prindërve ose kujdestarit ligjor
  • Vërtetim për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore për individin nga portali zyrtar e-albania

Për regjistrimin e fëmijëve që vijnë nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike dokumentacioni që kërkohet është:

  • Certifikatë personale dhe familjare e fëmijës
  • Vërtetim nga njësia administrative për trajtimin me ndihmë ekonomike

Për fëmijët që kanë statusin e jetimit, ata me aftësi të kufizuara , ata ku paga e kujdestarëve ligjorë të tyre është nën nivelin e pagës minimale, të pakicave rome dhe egjiptiane apo edhe kategori të tjera, Drejtoria e Kopshteve dhe Çerdheve ka nxjerrë një listë të veçantë dokumentesh të cilat mund t’i gjeni lehtësisht në faqen zyrtare “femijetetiranes.al” apo duke u interesuar pranë drejtorive përkatëse ku janë të interesuar të kryejnë regjistrimin e fëmijës.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026