VIDEO/ 7 minuta për të kryer vjedhjen në Luvër, pamjet kur autori thyen vitrinën
Bizhuteri të çmuara nga koleksioni i Napoleonit dhe Perandoreshës Eugenie u vodhën këtë të dielë nga Muzeu i Luvrit në Paris. Pamje nga momenti i vjedhjes po qarkullon në mediat sociale.
Autorët e krimit dyshohet se ishin katër. Dy prej tyre ishin të veshur me jelekë të verdhë dhe hiqeshin si punëtorë. Në videon e publikuar duket njëri nga autorët e krimit, i veshur me jelek të verdhë dhe kapuç teksa hap kutitë e xhamit ku mbaheshin bizhueritë.
Ata thyen dy vitrina, xhevahiret e Napoleonit dhe xhevahiret e sundimtarëve francezë. Autorët vodhën një set bizhuterish, një gjerdan, vathë dhe dy kurora, përfshirë atë që i përkiste Eugenias.
Diamanti i famshëm “Régent”, më i madhi në koleksion, me peshë mbi 140 karat nuk përfshihet në objektet e vjedhura. Ky diamant i veçantë quhet edhe “i mallkuar”, pasi ata që e kishin në zotërim nuk patën një fund të mirë.
Sipas Ministrit të Brendshëm francez, Laurent Nunez, autorët e krimit kishin një plan shumë të mirëorganizuar, të cilin e ekzekutuan vetëm në 7 minuta.
Les images du cambriolage du Louvre (document BFMTV) pic.twitter.com/FciPpaXTMA
— BFMTV (@BFMTV) October 19, 2025
Rama për Reuters: Projekti në Zvërnec do të vijojë pavarësisht protestave
Policia publikon foton e të dyshuarit për vrasjen në Paskuqan, 10 mijë euro shpërblim për kapjen e tij
Protestë në Gjirokastër: Shqipëria nuk është në shitje
- 11:18 Protestat në vend, Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë: Të gjenden zgjidhje politike brenda kornizave të demokracisë
- 11:16 Spanja regjistron rritje të turizmit në fillim të 2026, mirëpret 9.1 milionë turistë
- 10:55 Stuhi të fuqishme godasin Zelandën e Re, evakuohen njerëz, ndërpritet transporti detar
- 10:54 Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i autorit të dyshuar
- 10:38 Një tjetër mbështetje financiare për Kievin: BE transferon miliarda për Ukrainën
- 10:38 Aksidenti me një viktimë në Vlorë, policia jep detaje: Tre të huaj të plagosur, shoqërohen dy shoferët