Zhaneta Beqiri: Regjistrojmë një numër fëmijësh që është brenda kapaciteteve të çerdheve dhe kopshteve
Më 7 qershor nis regjistrimi i fëmijëve në çerdhet publike të Tiranës dhe për këtë, Zhaneta Beqiri, drejtore e Drejtorisë së Kopshteve dhe Çerdheve në Bashkinë Tiranë, dha për Euronews Albania disa informacione që e bëjnë më të qartë procesin e regjistrimit në çerdhe dhe kalimin nga çerdhja, në kopsht.
Fëmijët që kanë frekuentuar çerdhen nuk nevojitet të paraqesin dokumente për t’u regjistruar në kopsht, përveç një formulari që duhet të plotësojë prindi në çerdhen ku aktualisht ka fëmijën.
“E vetmja detyrë që ka prindi është që në ambientet e çerdhes plotëson një formular që shpreh dëshirën e vet që fëmija të frekuentojë një nga kopshtet e njësisë administrative ku prindi përket dhe automatikisht në datën 1 shtator fillon kopshti”, u shpreh znj. Beqiri.
Znj. Beqiri theksoi se pavarësisht fluksit të madh të kërkesave, gjithmonë kihet në konsideratë që të mos cenohet cilësia e shërbimit.
“Regjistrojmë një numër fëmijësh që është brenda kapaciteteve fizike dhe burimeve njerëzore”, u shpreh znj. Beqiri.
Zhaneta Beqiri tha se fëmijët që nuk e kanë frekuentuar çerdhen do të aplikojnë dy javët e para të shtatorit dhe dokumentet janë një certifikatë familjare, një certifikatë e fëmijës dhe vërtetimet e punës së prindërve.
Ajo shtoi se midis prindërve të papunë dhe të punësuarve, me kapacitetet e deritanishme prioritet kanë fillimisht këta të dytët, pasi fëmijët e tyre mund të ngelen pa përkujdesje.
“Midis prindërve, ndoshta nuk është edhe i drejtë, por kapacitetet këto janë. Numri i madh që aplikojnë, ne duam të jemi të drejtë dhe t’ua japim mundësinë atyre fëmijëve që i kanë fëmijët në marrëdhënie pune dhe që kanë nevojë për vëmendje dhe përkujdes”, u shpreh Zhaneta Beqiri.
Mirëpo Zhaneta Beqiri tha se ekziston një zgjidhje edhe për ata fëmijë që nuk mund të ndjekin orarin e plotë të kopshtit.
“Kopshtet e kanë shërbimin nga ora shtatë deri në pesë të pasdites. Në momentin që prindërit janë jo në marrëdhënie pune, ne ofrojmë shërbim nga ora 7-13.30 ku ezaurohet pjesa kryesore e aktivitetit ditor”, u shpreh znj. Beqiri.
Znj. Beqiri tha se kapacitetet e kopshteve dhe çerdheve janë shtuar, së bashku me burimet njerëzore.
“Janë shtuar godina, janë marrë godina me qira por nevoja për këtë shërbim vjen në rritje. E kemi nisur shërbimin me 5.000 – 6.000 fëmijë, tani ka mbi 11.000 fëmijë”, tha Zhaneta Beqiri.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin