PD Vlorë: Mbështesim Dionis Sotën, çdo spekulim i shërben Ramës
Partia Demokratike e Shqipërisë dhe dega e saj në Vlorë kanë deklaruar këtë të hënë mbështetjen e plotë për kandidatin e pavarur Dionis Sota në zgjedhjet e pjesshme vendore.
Përmes një deklarate në rrjetet sociale, kreu i degës së PD-së në Vlorë, Hysni Sharra, theksoi se kjo është një mbështetje pa asnjë ekuivok dhe se kandidatura e Sotas përfaqëson zgjidhjen e duhur për problemet që, sipas tij, janë shkaktuar nga qeverisja e gjatë e Partisë Socialiste.
“Partia Demokratike e Shqipërisë, Dega e Partisë Demokratike Vlorë dhe aleatët e saj janë në këtë fushatë të zgjedhjeve të pjesshme vendore përkrah kandidatit të pavarur, zotit Dionis Sota,” deklaroi Sharra.
Sipas tij, programi, ndershmëria dhe përkushtimi i Sotas janë garancia për një ndryshim të vërtetë në qeverisjen vendore të Vlorës.
“Besojmë se kandidati, programi, ndershmëria dhe përkushtimi për zgjidhjen sa më të shpejtë e të qëndrueshme të problemeve që ‘Rilindja’ dhe qeverisja 27-vjeçare e Partisë Socialiste i kanë shkaktuar Vlorës, do të jenë kryefjala e kësaj fushate,” shtoi më tej kreu i PD-së lokale.
Në deklaratën e tij, Sharra nuk kurseu akuzat ndaj individëve që, sipas tij, po tentojnë të përçajnë opozitën përmes kandidaturave alternative.
“Çdo spekullim, marrëveshje apo ‘kandidim’ i personave të caktuar në emër gjoja të opozitës, është sharlatanizëm, aventurë dhe, patjetër, shërbim ndaj Ramës dhe pushtetit të tij të korruptuar e kriminal,” përfundoi Sharra.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Rama në Mal të Zi në resortin që u refuzua në Shqipëri: Po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin