Samiti në Hungari, Polonia: Nëse Putin kalon hapësirën tonë ajrore do të arrestohet

21 Tetor 2025 | 16:37

Polonia paralajmëroi të martën presidentin rus, Vladimir Putin lidhur me udhëtimin e tij nëpër hapësirën e saj ajrore për në samitin që do të mbahet në Hungari me presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Polonia theksoi se do të detyrohet të ekzekutojë urdhër arrestin ndërkombëtar nëse Putin kalon në hapësirën ajrore polake për të udhëtuar drejt Hungarisë.

Kryeministri hungarez Viktor Orban mban marrëdhënie më të ngrohta me Rusinë sesa me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian. Budapesti ka thënë se do të sigurojë që Putini të mund të hyjë në Hungari për samitin dhe të kthehet në shtëpi më pas.

Për të shmangur udhëtimin mbi Ukrainë, delegacioni i Rusisë do të duhet të fluturojë nëpër hapësirën ajrore të të paktën një vendi të BE-së. Urdhri i arrestit i GJND-së i detyron shtetet anëtare të gjykatës të arrestojnë Putinin nëse ai shkel në territorin e tyre. Të gjitha shtetet e BE-së janë anëtare të GJPN-së, por Hungaria është në proces të largimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britania propozon rregulla të reja për platformat mobile të Apple dhe Google

Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve (CMA) i Mbretërisë së Bashkuar nisi të martën një konsultim mbi rregullat e propozuara që kërkojnë që Apple dhe Google...
10:59 | 30/06/2026

Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028

Asteroidi 2024 YR4 është aktualisht asteroidi më i rrezikshëm për Tokën për shkak të probabilitetit të hyrjes në atmosferën e Tokës, megjithatë, rreziqet janë ende...
10:10 | 30/06/2026

Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se nuk është antiamerikane, por as nuk është “e gjunjëzuar”, mes polemikave të fundit mbi komentet e Presidentit të SHBA-së...
10:06 | 30/06/2026