Rama në Londër: Bota ka ndryshuar, Europa është në një moment kritik
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij Forumin për Sigurinë dhe Politikat Globale në Londër është pyetur lidhur me deputetin britanik Nigel Farage. Rama u shpreh se Farage nuk është problem teksa shtoi se beson se deputeti britanik nuk ka zgjidhje për problemet që shqetësojnë vërtetë Britaninë e Madhe.
“Unë kam prirje të besoj se të veçosh Farage si problemin, praktikisht është të largohesh rrënjëve të problemit. Farage nuk është problem, është pasqyra ku njerëzit mund të shohin në mënyrë teatrale disa prej problemeve.
Unë nuk besoj se ai ka zgjidhje, por nuk ka aspak dyshim që zgjidhja nuk është ta shfaqësh atë si kokë turku, zgjidhja duhet të jetë, të zgjidhësh problemet dhe t’i bësh njerëzit të besojnë te ky vend i madh”, tha ai.
Rama u pyet edhe lidhur me gjendjen e Europës. Ai theksoi se Evropa është në gjendje kritike dhe se duhet reflektuar. Kryeministri mori shembull rastin e Evropës dhe Kinës. Ai u shpreh se PBB-ja 40 vite më parë e Evropës ishte me e madhe se e Kinës ndërkohë që sot janë nivele të barabarta.
“Besoj që nëse dikush do të kuptojë më mirë se çfarë ndodh me Europën, duhet të hapë veshët dhe të dëgjojë të tjerët jashtë Europës, të dëgjojë mendjet e mëdha dhe të ndritura, të atyre që e shohin globalisht të vdekur arenën, të gjithë ata e shohin Europën si një gjigant të vjetër, të lodhur, që nuk është më në gjendje të zgjidhet dhe të kuptohet që bota ka ndryshuar.
Për shembull, ka një fakt të thjeshtë që më pak se 40 vjet më parë PBB e Europës ishte më e madhe se e Kinës, sot janë në nivel të barabartë dhe më pak se 20 vjet Kina do të ketë PBB dyfishin e Europës”, tha Rama.
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 18:35 Sulmet e fundit iraniane me dronë, Trump: Një shkelje e pamend e marrëveshjes së armëpushimit
- 18:28 KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë
- 18:23 Autoritetet shëndetësore afrikane pranojnë se 300 pacientë me Ebola kanë humbur gjurmët
- 18:19 BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 18:18 Ndarja e re territoriale, banorët e Juglindjes: Mos shkrini asnjë bashki
- 18:16 Haaland, nga golat në fushë te viralet në internet