Meta mbetet në burg, GJKKO rrëzon sërish kërkesën për shuarjen e masës së sigurisë
Gjyqtarja e GJKKO rrëzoi këtë të mërkurë kërkesën e Ilir Metës për shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg”.
Kërkesa ishte depozituar ditën e djeshme nga avokati i tij, Kujtim Cakrani në 1 vjetorin e vendimit për arrestimin e Ilir Metës.
Sipas mbrojtjes, kjo kërkesë erdhi si pasojë e përmbushjes së afateve dhe bazohej në argumente ligjore për rrëzimin e vendimeve nr. 125 dhe nr. 130 të tetorit 2024, si dhe vendimit nr. 59 të nëntorit 2024 të Gjykatës së Apelit të Posaçëm.
Pas rrëzimit të kësaj kërkese, avokati Kujtim Cakrani foli në një prononcim për mediat, ku u shpreh se kjo është një “kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj parimeve themelore të drejtësisë”, në veçanti ndaj prezumimit të pafajësisë.
Sipas tij, nuk ekziston asnjë rrezik që Ilir Meta të ndikojë apo të prishë provat në këtë fazë të procesit, duke argumentuar se çdo masë sigurie tashmë është e pajustifikuar.
Ai akuzoi sistemin gjyqësor për mungesë verdiktesh pafajësie dhe për kthimin e sallave të gjyqit në “toga pushkatimi”.
“E dini rëndësinë e shuarjes së masës dhe të afateve të paraburgimit. Është shumë e rëndë kjo që ka ndodhur me zotin Meta. Ne i kemi bërë kërkesë për revokimin e masave të sigurimit, të nisur edhe nga precedenti Berisha, kur gjykata vendosi shuarjen e masës së sigurimit ‘arrest shtëpie’.
Nuk ka asnjë mundësi që zoti Meta të prishë provat. Kjo është një situatë shumë e rëndë, sepse prezumimi i pafajësisë nuk ekziston më. Kjo është kambanë alarmi.
Ne na duhen gjyqtarë që të bëjnë drejtësi. Nuk e di me çfarë standardi i matin këta gjyqtarët nëse janë të ndershëm apo jo – e matin me standardin ‘nuk vjedhin’, ‘nuk kanë dashnorë’ apo çfarë?!
Gjyqtari matet me standardin: jep apo nuk jep drejtësi. Në këtë vend dy gjëra nuk ekzistojnë më – nuk ekziston prezumimi i pafajësisë dhe nuk jepet pafajësi. Këto gjykata janë toga pushkatimi”, tha Cakrani.
Ndërsa nesër do të jetë Apeli i GJKKO-së i cili do të shqyrtojë një tjetër kërkesë të Metës, për revokimin ose zbutjen e masës së sigurisë me gjykatëse në këtë çështje do të jetë Saida Dollani.
Ndërkohë, më 29 gusht 2025, SPAK ka njoftuar përfundimin e hetimeve ndaj Ilir Metës dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë