Policia godet rrjetin e trafikut të paligjshëm të emigrantëve në Gjirokastër
Policia Gjirokastër ka finalizuar operacionin policor të koduar “Attempt 4”, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, duke arrestuar dy persona të dyshuar për dhënie ndihmë në kalimin ilegal të kufirit.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, shtetasi V. T., 36 vjeç, banues në Durrës, u kap në flagrancë në aksin rrugor “Ura e Kardhiqit-Sarandë”, teksa transportonte me një automjet tip “Audi”, katër emigrantë nga Nepali, kundrejt pagesës, në tentativë për të kaluar ilegalisht kufirin nga Qafë Thana në drejtim të Qafë Botës.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u arrestua edhe shtetasi F. M., 30 vjeç, gjithashtu banues në Durrës, i cili u kap në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës.
Policia njofton se hetimet vijojnë intensivisht për kapjen e bashkëpunëtorit të tretë të dyshuar, i cili është identifikuar, por për shkak të hetimeve nuk bëhen publike detajet e tij.
Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Pasurohet fondi i muzeve në Gjirokastër, promovojnë traditën për turistët
- Goditet rrjeti i kontrabandës nga Greqia, arrestohen dy persona në Gjirokastër
Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)
Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht