Shtyhet seanca paraprake për dosjen “Meta”, shkak bojkoti i gjyqeve nga avokatët

23 Tetor 2025 | 12:31

Seanca paraprake për dosjen “Meta” e parashikuar për tu zhvilluar këtë të enjte është shtyrë për shkak të bojkotit të gjyqeve nga ana e avokatëve.

Seanca e radhës është planifikuar të zhvillohet më 28 tetor, në orën 09:00.

Në gjykatë ishte e pranishme ish-bashkëshortja e ish-presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhi, ndërsa vetë Meta nuk u paraqit në këtë seancë.

Ndërkohë, në orën 14:00, Apeli i GJKKO-së pritet të shqyrtojë ankimin e paraqitur nga Ilir Meta lidhur me revokimin ose zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Ish-presidenti ndodhet në qeli që prej tetorit të vitit të kaluar ndërsa është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit.

Një ditë më parë, GJKKO rrëzoi sërish Metën për ndryshimin e masës së sigurisë pasi pretendonte se janë shkelur afatet e paraburgimit. Më 16 tetor edhe Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e tij për masën e sigurisë.

Me të njëjtat akuza si Meta përballet edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi ndërsa ndaj saj është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026