Paraja jashtë kontratave, faktor kyç në shtrenjtimin e banesave

23 Tetor 2025 | 18:11

Çmimet e larta të banesave për metër katror, vijnë si pasojë e një sërë faktorësh, nisur që nga leja e ndërtimit, e deri tek komisioni që kanë agjensitë imobiliare. Tarifa që përkthehen në një shtrenjtim të metrave katorë.

“Rritja e kësaj cilësie lidhet edhe me teknologjinë e ndërtimit, me teknologjinë e materialeve të fasadave të jashtme, me atë të dyshemeve apo të elementëve të tjerë të ndërtesës. Ndikon edhe në impiantet që ne instalojmë në ndërtesa…Faktor tjetër janë taksat që paguhen, në momentin që aplikohet për të marrë lejen për një godinë të caktuar”, tha Etleva Dobjani, arkitekte.

Kostoja mesatare e ndërtimit në Shqipëri po njeh rritje, me zonat bregdetare dhe kryeqytetin që kryesojnë listën. Saranda mban çmimin më të lartë me 57,857 lekë/, ndërsa Tirana arrin 55,535 lekë/ për sipërfaqe shfrytëzimi.

“Janë rritur shumë kërkesat që kanë punonjësit si arkitektët, inxhinierët, për pjesën e pagave, por edhe ekspertët më pas të shitjes, agjensive. Nëse kemi gjithë këtë zinxhir, do të ndikojë dhe kjo sado një përqindje të vogël, por ndikon në vlerën finale që do të ketë banesa”, shtoi Dobjani.

Ndërkohë ekspertët e ekonomisë shpjegojnë se mesatarja e çmimit të shitjes nuk përputhet me çmimin real, pasi një pjesë e transaksioneve kryhen jashtë kontratës, duke shtuar pasigurinë dhe duke rritur artificialisht vlerën e tregut. Për pasojë, tregu mbetet i paqëndrueshëm dhe çmimet vazhdojnë të rriten.

“Në momentin që çmimet rriten përtej fuqisë blerëse që ka shumica dhe që përbëjnë bazën më të madhe të konsumit, ajo pjesë që ka çmime të larta, del përtej rregullave të tregut formal. Kjo kuptohet që ekziston për shkak të qarkullimit të parasë fizike, e cila mban dhe këtë kontigjent që furnizon edhe ndërtimin. Hyrja e parave që nuk janë pjesë e tregut, jep një furnizim ekstra kërkesës dhe oferta i përgjigjet kësaj qasje informale të parave”, u shpreh Eduard Gjokutaj, ekspert ekonomie.

Sipas ekspertëve, tregu mbetet i paqëndrueshëm, ndërsa çmimet vazhdojnë të rriten pa reflektuar realisht situatën ekonomike të qytetarëve. Ata sugjerojnë reforma fiskale, monitorim të çmimeve dhe mbështetje të drejtpërdrejtë për blerësit e parë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026