Muzeu kombëtar i artit mesjetar në Korçë, mbi 27 mijë vizitorë këtë vit

23 Tetor 2025 | 20:45

27 mijë persona vendas dhe të huaj, vizituan muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë gjatë këtij viti. Në muze përgjatë vitit janë hapur ekspozita ndërsa janë ekspozuar edhe ikona të reja.

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë edhe këtë vit ka tërhequr një numër të madh vizitorësh vendas dhe të huaj. Sipas drejtoreshës së muzeut, Fjoralba Prifti, që prej muajit janar muzeun e kanë vizituar mbi 27 mijë turistë, ku pjesa më e madhe janë të huaj.

“Nga janari në shtator kanë qene 27 mijë vizitorë, një nga vitet me të mira për sa i përket vizutueshmërisë. Vizitorët kanë qene të huaj, kryesojnë shtetasit francez”, tha ajo.

Gjatë këtij viti për turistët janë çelur disa ekspozita, ku dy prej tyre vijojnë të jenë ende të hapura. Njëra prej tyre është ‘Koleksioni i botimeve religjioze’, ku për herë të parë po ekspozohen botime që dikur kanë qenë pjesë e kishave dhe katedraleve.

Muzeu ka pasuruar fondin e tij me vepra të reja të artit ikonografik, duke e bërë ekspozimin edhe më të pasur për vizitorët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026