Rektori i UT, Artan Hoxha: Mësimi online nuk e ul tarifën, viti i ri akademik mund të fillojë në auditore
Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha iu përgjigj sot interesimit të gazetarëve lidhur me tarifat e studimit dhe uljen e tyre të mundshme pas zhvillimit në internet të vitit akademik që po lëmë pas. Sipas Hoxhës, tarifat nuk do të ulen.
“Disa studentë kanë kërkuar rishikimin e tarifave për shkak të mospjesëmarrjes në proceset mësimore në auditore, duke konsideruar se institucionet e arsimit të lartë kanë pasur ulje të kostove. Kemi bërë një përllogaritje, jemi të kujdesshëm për interesat që lidhen me studentët dhe familjet e tyre dhe na rezulton se ulja e kostove është fare minimale, 1.5%. Universiteti i Tiranës nuk ka kursyer,” u shpreh z. Hoxha.
Rektori arsyetoi gjithashtu se me zhvillimin e mësimit online kostot e studentëve janë ulur, pasi shumica e atyre që studiojnë në Tiranë vijnë nga rrethet dhe nuk kanë shpenzuar për jetesën në kryeqytet që të marrin pjesë në mësimin në auditore. Hoxha shtoi se për të shmangur këto shpenzime një pjesë e mirë e provimeve të sezonit të dytë po zhvillohen gjithashtu online.
Rektori tha se tendenca për vitin e ri akademik është që ai t’i ngjajë sa më shumë një viti të zakonshëm dhe studentët ta zhvillojnë mësimin në auditore, por për këtë vendimi i takon ekspertëve shëndetësorë, që do të ndjekin dhe ecurinë e pandemisë gjatë muajve të sezonit veror.
Duke thënë se ishte takuar ditën e djeshme me kryeministrin Edi Rama dhe me disa ministra të kabinetit të tij për të diskutuar rreth Strategjisë Kombëtare të Arsimit për vitet 2021-2026, Hoxha deklaroi se është gjetur mirëkuptim për të krijuar një komitet të përbashkët për ndjekjen dhe ecurinë e nevojave të universitetit dhe zgjidhjen e tyre në kohë në bashkëpunim me ministrat dhe kryeministrin.
“Një nga prioritetet që do t’i shërbente shumë studentëve tanë është ndërkombëtarizimi i universiteteve përmes lehtësimit të hapjeve të programeve, diplomave apo kërkimeve shkencore të përbashkëta me universitete kryesisht të Bashkimit Europian,” u shpreh rektori i Universitetit të Tiranës.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti