Venezuela vendos trupa ushtarak përgjatë vijës bregdetare kundër sulmeve amerikane

24 Tetor 2025 | 10:01

Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës, Vladimir Padrino Lopez, njoftoi të enjten se forcat e armatosura po mbajnë një vendosje të plotë përgjatë vijës bregdetare të vendit për të arritur “pikën optimale” të koordinimit dhe gatishmërisë për t’iu përgjigjur sulmeve të forcave detare të SHBA-së në Detin e Karaibeve.

Ai theksoi përpjekjet e gjera ushtarake, të cilat përfshijnë “operacione zbulimi në rrugët tokësore, mbikëqyrje ajrore, operacione eksplorimi, studime me dronë dhe manovra amfibe” në të gjithë rajonet bregdetare.

Njoftimi pasoi paralajmërimin e Presidentit Nicolas Maduro të mërkurën se Venezuela zotëron “më shumë se 5,000” raketa ruse kundërajrore Igla-S. Maduro e përshkroi Igla-S si “një nga armët më të fuqishme që ekzistojnë”, duke pohuar se rezervat masive kanë për qëllim të garantojnë “paqen, stabilitetin dhe qetësinë” e popullit në Venezuel.

“Çdo forcë ushtarake në botë e njeh fuqinë e Igla-S, dhe Venezuela ka jo më pak se 5,000 të tillë”, tha ai.

Presidenti kolumbian Gustavo Petro foli për tensionet, duke thënë të enjten se çdo veprim i mundshëm tokësor i SHBA-së në territorin kolumbian nën pretekstin e luftimit të trafikut të drogës “është një pushtim dhe shkelje e sovranitetit kombëtar”.

Petro e bëri deklaratën kur u pyet në një konferencë për shtyp në lidhje me raportet se Presidenti i SHBA-së Donald Trump kishte autorizuar operacione tokësore në rajon. Presidenti kolumbian dënoi sulmet e fundit të SHBA-së ndaj anijeve që dyshohet se transportonin drogë, të cilat thuhet se kanë shkaktuar rreth 30 vdekje.

Incidenti më i fundit ndodhi të mërkurën, duke shënuar herën e parë që një sulm i tillë ndodhi në Oqeanin Paqësor. Ministria e Jashtme kolumbiane e dënoi veprimin në një deklaratë të lëshuar atë natë, duke i bërë thirrje zyrtarisht qeverisë amerikane të “ndërpresë këto sulme dhe të respektojë rregullat e së drejtës ndërkombëtare”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026