Plagosi me thikë 48-vjeçarin pas sherrit, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë

24 Tetor 2025 | 10:47

Policia e Tiranës arrestoi autorin e plagosjes me thikë të një shtetasi gjatë një konflikti të ndodhur në Rrugën e Dibrës. Në pranga u vu shtetasi R. L., 51 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin M. X., 48 vjeç, e ka goditur atë, me thikë. Shtetasi M. X. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e dyshuar e përdorur për plagosjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026