Përfundimi i mandatit të gjyqtares Bejtja, Gjykata Kushtetuese zyrtarizon vakancën

24 Tetor 2025 | 16:31

Gjykata Kushtetuese për mes një njoftimi këtë të premte ka zyrtarizuar vakancën për gjyqtar në këtë instiucion. Vakanca vjen pas deklarimit të përfundimit të mandatit të gjyqtares, Sonila Bejtja.

Gjykata Kushtetuese në njoftim thekson se mandati i gjyqtares ka përfunduar më 25 prill të këtij viti. Me shpalljen e vakancës, presidenti Bajram Begaj si institucion emërtese hap garën për gjyqtar të Kushtetueses.

“Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces,  i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese

KËRKUES: Presidenti i Republikës së Shqipërisë

NUMËR/DATË REGJISTRI THEMELTAR: Nr. 1/1 (P) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 30.01.2025

OBJEKTI: Deklarimi i mbarimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.

DATA E VENDIMMARRJES: 24.10.2025

DISPOZITIVI -Deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, zonjës Sonila Bejtja, në datën 25.04.2025. -Njoftimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë si organi i emërtesës”, shkruhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026