Lidhje me kartelet e dogës, SHBA sanksione presidentit kolumbian dhe familjes së tij

24 Tetor 2025 | 22:08

Shtetet e Bashkuara vendosën të premten sanksione ndaj presidentit të Kolumbisë, Gustavo Petro, një përshkallëzim i ri i tensioneve midis Uashingtonit dhe Bogotás lidhur me trafikun e drogës dhe çështje të tjera me rëndësi dypalëshe.

Në një njoftim për shtyp, sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha se lideri i majtë “ka lejuar që kartelet e drogës të lulëzojnë dhe ka refuzuar të ndalojë këtë aktivitet.” Sanksionet përfshijnë Petron dhe bashkëpunëtorët e tij — kryesisht bashkëshorten, djalin dhe disa zyrtarë të lartë kolumbianë.

Vendosja e sanksioneve pasqyron gjithashtu tensionet e vazhdueshme mes Petros dhe administratës së Trump, pasi presidenti kolumbian ka kritikuar rritjen e pranisë ushtarake amerikane në Hemisferën Perëndimore në emër të luftës kundër karteleve të drogës. Më herët, Petro kishte dënuar edhe mbështetjen e SHBA-së për atë që ai e quajti “gjenocid izraelit në Gaza”, duke kërkuar që zyrtarë amerikanë të hetohen për sulmet e fundit kundër anijeve të dyshuara për trafik droge.

Në shtator, SHBA i kishte hequr Petros vizën, duke iu referuar komenteve të tij gjatë një proteste pro-palestineze në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Së fundmi, Kolumbia është rikthyer në listën amerikane të vendeve që konsiderohen qendra kryesore të trafikut të narkotikëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagoset 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në në lagjen “Sanxhaku” të Laçit. Sipas informacioneve paraprake, i riu...
19:51 | 25/07/2026

Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është konstatuar pasditen e kësaj të shtune në malin e Çipinit. Flakët raportohen se kanë rënë në një lartësi të konsiderueshme,...
19:04 | 25/07/2026

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026