Gomonia lëshon sinjal “SOS” pranë Korfuzit, zbulohet sasi e madhe droge, 1 në pranga

24 Tetor 2025 | 21:58

Një gomone që vinte nga brigjet shqiptare ka lëshuar sinjalin e emergjencës “SOS” pranë brigjeve greke, duke vënë në lëvizje autoritetet detare të dy vendeve.

Ngjarja ka ndodhur në zonën detare midis Igumenicës dhe Korfuzit, në vendin e quajtur Prasoudi. Menjëherë pas sinjalit të alarmit, drejt vendit të ngjarjes janë nisur skafet e policisë detare greke nga Korfuzit dhe Igumenica, ndërsa njoftim për ndihmë është dërguar edhe në Policinë Kufitare të Sarandës.

Sipas burimeve zyrtare, policia greke ka gjetur në vendngjarje një gomone gjysmë të fundosur, brenda së cilës ndodhej drejtuesi, një shtetas shqiptar. Ai është transportuar drejt portit të Igumenicës dhe më pas në Spitalin e Filatit, ku po merr trajtim mjekësor.

Burime paraprake bëjnë me dije se drejtuesi i gomones është 50-vjeçari nga Saranda, Edmond Musa, i njohur me pseudonimin “Çimoni”, person me precedente penale në fushën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Fillimisht, autoritetet greke kanë arrestuar Musën me akuzën për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe mbytje të mjetit lundrues”. Por pas dyshimeve të ngritura, policia është rikthyer sërish në vendngjarje për kontroll të detajuar.

Siç raportojnë mediat greke, për shkak të rrymave detare, gomonia është gjetur më pas pranë zonës së Sajadhës, ku gjatë kontrollit është zbuluar një sasi e madhe marijuane, e fshehur me kujdes brenda mjetit lundrues.

Sasia e lëndës narkotike është transportuar drejt Portit të Igumenicës, ku po peshohet nga autoritetet greke. Ndërkohë, kanë nisur hetimet e përbashkëta për rastin, i cili dyshohet të jetë pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria drejt Greqisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë

Kampioni shqiptar i UFC-së, Denis Buzukja, ka vlerësuar talentin dhe potencialin e sportistëve shqiptarë, duke theksuar se ata kanë cilësi të veçanta për të arritur...
17:20 | 25/06/2026

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së enjtes në aksin Elbasan–Peqin, pranë fshatit Bishqem. Sipas informacioneve paraprake, një kamion është përplasur me një automjet...
16:58 | 25/06/2026

Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur kalimin për gjykim të dosjes penale që lidhet me fraksionin e çështjes së njohur...
16:31 | 25/06/2026