I dënuar për sulm seksual, 38-vjeçari etiopian lirohet gabimisht nga burgu në Angli

25 Tetor 2025 | 09:00

Një 38-vjeçar etiopian i dënuar me 12 muaj burg për sulm seksual është liruar gabimisht. Në vend që ai të dërgohej në një qendër paraburgimi për emigrantë derisa të mund të deportohej , 38-vjeçari Hadous Kebatu u lirua nga burgu i Chelmsford në Essex.

Sekretari britanik i Drejtësisë, David Lammy tha se policia kishte nisur një kërkim për ta gjetur dhe arrestuar 38-vjeçarin.

“Kebatu duhet të deportohet për krimet e tij, jo të ecë i lir] në rrugët tona”, shtoi ai.

Një oficer burgu është pezulluar nga detyra pas rastit. Etiopiani 38-vjeçar mbërriti në Britani në fund të qershorit, duke kaluar Kanalin Anglez me një varkë të vogël. Në korrik, ai u arrestua për sulm seksual ndaj një vajze 14-vjeçare dhe një gruaje në periferi të Londrës, Epping.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026