Osmani prezanton vizionin ekonomik në Berlin: Kosova e hapur për investimet e huaja

25 Tetor 2025 | 17:45

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në forumin “Berlin Global Dialogue”, ku prezantoi potencialin ekonomik të Kosovës para drejtuesve të bizneseve nga vende të ndryshme të botës.

Gjatë fjalës së saj, Osmani theksoi se Kosova është e hapur për investime të huaja dhe po synon integrimin e plotë në tregjet ndërkombëtare.

“Kosova është e hapur për investime dhe gati të integrohet në tregjet globale. Sot, ne nuk jemi më vetëm destinacion me kosto të ulët, por ekonomi e bazuar në besim, parime dhe rritje strategjike,” tha Osmani.

Presidentja gjithashtu vuri në dukje se integrimi i Ballkanit Perëndimor duhet të bazohet mbi merita, duke e cilësuar këtë si një zgjedhje strategjike për gjithë Evropën.

“Integrimi mbi bazë merite i Ballkanit Perëndimor nuk është një proces bamirësie, por një zgjedhje strategjike për të gjithë Evropën. Vlerat për ne nuk janë luks, ato janë pasuri strategjike që e mbajnë gjallë një komb kur gjithçka tjetër është e pasigurt,” shtoi ajo.

Gjatë forumit, Osmani u takua me ministrin e Ekonomisë dhe Planifikimit të Arabisë Saudite, Faisal bin Fadhil Alibrahim, duke e falënderuar për mbështetjen që Arabia Saudite i ka dhënë Kosovës ndër vite.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026