“Udhëtim në fëmijëri”, mbrëmje kushtuar 90-vjetorit të Feim Ibrahimit

25 Tetor 2025 | 18:12

Mbrëmja artistike “Udhëtim në fëmijëri” u organizua në qytetin e Gjirokastrës për të nderuar kompozitorin e mirënjohur Feim Ibrahimi në 90-vjetorin e lindjes së tij.

Aktiviteti u ndoq me interes nga artdashësit dhe solli në skenë interpretime nga nxënës dhe mësues të Shkollës Artistike që mban emrin e kompozitorit, së bashku me artistë të njohur si Artur Vera, Laura Llozi dhe Rejsi Prosi.

Vajza e tij, pianistja e njohur Etrita Brahimi, e cilësoi të domethënshëm këtë aktivitet, duke theksuar se shërben edhe për promovimin e talenteve të reja në artin muzikor.

“Është një titull që kam menduar shumë, por më pas erdhi krejt natyrshëm sepse bëhet fjalë për një fëmijëri të vërtetë, në fëmijërinë e secilit nga ata që dëshirojnë të luajnë pjesë muzikore. Botimi që kam bërë përfshin pjesë nga më e thjeshta tek më e komplikuara, pra është një udhëtim në jetën e çdo fëmije që interpreton muzikë, kjo është edhe arsyeja e titullit,” tha Etrita Brahimi.

Feim Ibrahimi është një nga kompozitorët më të njohur shqiptarë, me krijimtari që përfshin të gjitha zhanret e muzikës. Ai u nda nga jeta më 2 gusht 1997, duke lënë pas një thesar të pasur në muzikë dhe art.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026