Gara për Tiranën, Binaj i përgjigjet Ramës
Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës Florjan Binaj reagoi ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë podakastit të tij, ku tha se opozita është e dëshpëruar që zgjedh për kandidat një aktor humori.
Përmes një postimi në Facebook, Binaj e cilëson kryeministrin si aktorin më të madh në Shqipëri.
“Aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, që u merr 140 milionë Euro qytetarëve duke ” i bindur” se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë! Prestigjiator”, shkroi Binaj në Facebook.
Gjatë podkastit të tij të dielën, Rama ironizoi përzgjedhjen e opozitës për kandidatin për kryebashkiak të Tiranës, duke e cilësuar Florjan Binajn “një aktor humori gjoja i pavarur” që ka bërë për të qeshur edhe Kongresin e PS duke imituar atë vetë.
“Këneta është kaq e dëshpëruar, sa për Tiranën ka nxjerrë një aktor humori në rolin e një kandidati gjoja të pavarur, që për vite të tëra i ka bërë për të qeshur të gjithë, madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste, ku ka ardhur njëherë për të luajtur rolin tim. Prandaj, nuk e gjykoj fare keq aktorin për rolin e ri që ka marrë, se aktorët këtë punë kanë, me role jetojnë. Por kush voton mua dhe Partinë Socialiste, do të votojë Ogertën, që t’i japë Tiranës drejtuesen e duhur dhe qeverisë partneren e duhur në krye të bashkisë, për të vazhduar punën transformuese për kryeqytetin e Shqipërisë 2030”, tha Rama.
Plagosje në Lezhë, policia jep detajet e para (VIDEO)
Skema e dyshuar e tjetërsimit të tokave shtetërore në Durrës, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës
Rama për mediat turke: Shqipëria do presë Samitin e ardhshëm të NATO-s, Turqia partner strategjik
- 17:56 Plagosje në Lezhë, policia jep detajet e para (VIDEO)
- 17:53 Skema e dyshuar e tjetërsimit të tokave shtetërore në Durrës, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës
- 17:50 Rama për mediat turke: Shqipëria do presë Samitin e ardhshëm të NATO-s, Turqia partner strategjik
- 17:47 Palm Beach riemëron aeroportin në nder të presidentit Trump
- 17:38 Tensionet në rajon, ministri i Jashtëm i Iranit zhvillon biseda telefonike me homologët e tij në Turqi dhe Oman
- 17:29 Collina: Vendimet ndaj Egjiptit ishin të drejta, gjyqtarët nuk ndikohen nga presidenti i FIFA