Nuk e regjistroi si kandidat të pavarur në Vlorë, Gjergj Nika ankimon vendimin e KQZ

26 Tetor 2025 | 14:00

Gjergj Nika, i cili kërkoi të regjistrohej në garën për zgjedhjet e 9 nëntorit si kandidat i pavarur në bashkinë e Vlorës, nuk u regjistrua nga Komisioneri Celibashi në mbledhjen e zhvilluar të shtunën.

Celibashi tha se Nika duhet të ishte propozuar nga një Komitet Nismëtar dhe duhet të kishte respektuar procedurën.

Nga ana e tij, Nika ka bërë ankim në KAS për vendimin e Komisionerit Celibashi.

 

KAS pritet të mblidhet sot në orën 19:00 për të shqyrtuar ankimin e Nikës kundër vendimit të KQZ.

“Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve zhvillon seancë publike sot, ne date  26.10.2025 , Ora 19:00

Rendi i ditës: Shqyrtimi i Kërkesës Ankimore regjistruar me nr. 60 Regjistri, datë 26.10.2025, depozituar nga z. Gjergj Nikë Nika, kandidat për Kryetar Bashkie, i propozuar nga zgjedhësit, në zonën zgjedhore, Bashkia Vlorë, me objekt: “Kundërshtim i vendimit nr. 1437, datë 26.10.2025, “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e z. Gjergj Nikë Nika, si kandidat për Kryetar Bashkie, i propozuar nga zgjedhësit, në zonën zgjedhore Bashkia Vlorë, në zgjedhjet e pjesshme vendore, për Kryetar Bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore të datës 9 Nëntor 2025”, thuhet në njoftimin e KAS.

Disa ditë më parë Gjergji Nika shpalli kandidaturën e tij për kryetar bashkie në Bashkinë e Vlorës. Nika përmes një postimi në “Facebook” u shpreh se qyteti i Vlorës ka nevojë për një përfaqësim të ndershëm dhe se ai ka qenë krah se parimeve dhe qytetarëve.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026