Manjani: Si duhet lexuar vendimi i Kushtetueses për përplasjen Meta-Rama
Gjykata Kushtetuese u shpreh se kompetenca për emërimin dhe shkarkimin e ministrit ndahet ndërmjet Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit.
Ky vendim erdhi pas kërkesës së kryeministrit Rama, pas përplasjes që ai pati me presidentin Meta për mos-dekretimin e Gent Cakajt si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha në Euronews Albania se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk duhet parë si fitore e Metës apo humbje e Ramës, por si një normë e re juridike, e cila në thelb apelon për thellimin e dialogut ndërmjet institucioneve.
“Gjykata Kushtetuese ka bërë një interpretim mbi interpretimet. E kuptoj se ka shumë simpatizantë në krahët e ndryshëm të politikës, të cilët e shohin si fitore e njërit apo tjetrit, por unë mendoj se kjo çështje nuk duhet të trajtohet si fitore e Metës apo humbje e Ramës, por është një çështje ka tentuar të vendos pikat mbi “i” në interpretimin e Kushtetutës”, tha Manjani.
Ai theksoi se kryeministri mbi bazën e vendimit të Kushtuetueses është i detyruar të ndajë informacione shtesë me kreun e shtetit sa i takon emrave që propozon për t’i pasur në kabinetin qeveritar.
“Vërtet kryeministri është njëri i rëndësishëm në kuptimin politik, i cili i përzgjedh dhe i propozon emrat e ministrave, por nuk mund të lërë pa përfshirë edhe vendimmarrjet e institucioneve të tjera, siç është rasti i presidentit. Tani [kryeministri] do jetë i detyruar të ndajë informacion apo bisedime paraprake për emrin e ministrit të ri që do të caktojë, ky është qëllimi”, tha ai.
Në interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese në vendimin e djeshëm theksoi se Kryeministria-Presidenca dhe Kuvendi në raste të tilla duhet të udhëhiqen nga parimi i luajalitetit kushtetues.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni