Vrasja e gjyqtarit Kalaja, zbardhet dëshmia e Gjon Shkambit në Gjykatën e Apelit

27 Tetor 2025 | 14:12

Gjykata e Apelit këtë të hënë ka marrë vendimin për të lënë në burg Gjon Shkambin, xhaxhi i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Shkambi kërkoi lirimin por Gjykata e Apelit la në fuqi masën e shkallës së parë.

Gjatë seancës Shkambi ka hedhur poshtë pretendimet se ai kishte dijeni që nipi i tij Elvis Shkambi kishte armë me vete. Ai theksoi se nëse do kishte zgjedhur dhunën do ta kishte bërë më përpara por vendosi prej 30 vitesh të ndiqte rrugët gjyqësore.

“I shpreh ngushëllime familjes së gjyqtarit Kalaja dhe kolegëve të tij. Nuk kam patur dijeni që nipi im të ketë patur armë, ta dija do e kisha parandaluar. Unë kam konflikte me vëllezërit e mi ndaj ma kanë vënë pas nëpër gjyqe nipin tim Elvisin pasi dyshonin se t’u bëja dredhira.

Nuk kam pasur ndërmend ti zgjidhja me dhunë këto gjëra pasi kam 30 vjet që kam zgjedhur rrugën gjyqësore. Nëse do kisha zgjedhur dhunën, do e kisha bërë më përpara”, tha Shkambi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026