Sekuestrohen 193 kilogramë kanabis në Konicë, shoferi në kërkim

27 Tetor 2025 | 14:27

Një sasi e madhe droge u sekuestrua nga Policia e Janinës, në bashkëpunim me Policinë e Konicës, të shtunën në mbrëmje, në rrugën e vjetër kombëtare Janinë–Kozan, disa kilometra largë Konicës.

Gjatë kontrollit të makinës, e cila mbante targa gjermane, u gjetën dhe u sekuestruan 125 pako me kanabis të papërpunuar, me një peshë totale prej 193 kilogramësh e 212 gramë.

Sipas raportimeve, gjatë një kontrolli policor në kufi, një shofer vuri re praninë e policisë dhe, për të shmangur kontrollin, u largua me shpejtësi. Gjatë tentativës për arratisje, ai humbi kontrollin e mjetit, i cili doli nga rruga dhe u ndal. Shoferi më pas u arratis në këmbë.

Ndërkohë, kjo është hera e 6-të brenda muajit që kapet drogë në kufi.

Mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026