Balluku me Ministrat e Energjisë të Europës: Diversifikojmë burimet energjetike

27 Tetor 2025 | 15:37

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte e pranishme në takimin e përvitshëm të Nivelit të Lartë të Ministrave të Energjisë së Europës Qendrore dhe Juglindore.

Nga Rumania, ajo tha se Shqipëria po investon ne rritjen e prodhimit te energjisë përmes diellit dhe po punon për me shume pavarësi energjetike.

Ministrat e Energjisë të Europës Qendrore dhe Juglindore u mblodhën sot në Bukuresht për takimin e përvitshëm të nivelit të lartë drejtuar nga komisioneri i lartë për Energjinë Dan Joregensen. Të gjithë ministrat kanë relatuar për situatën energjetike të rajoneve përkatëse dhe përgatitjet për dimrin 2025-2026, e mbi të gjitha sigurinë energjetike edhe nën optikën e kërcënimit që vjen nga përdorimi i gazit rus. Kam përfituar nga rast të ndaj në këtë event një arritje të rëndësishme të Shqipërisë gjatë këtij viti, bazuar në strategjinë kombëtare për diversifikimin. Për herë të parë raporti 8-mujor për 2025 tregon se kemi arritur të krijojmë 10 për qind të kapaciteteve gjeneruese nga burimet diellore, duke çuar kështu raportin total të prodhimi të brendshëm në 90 për qind hidro dhe 10 për qind energji diellore”, tha Balluku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026