Dumani raporton në Kuvend: 9.5% e të burgosurve në vend janë nga hetimet e SPAK
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, raportoi të hënën në Kuvend mbi punën e institucionit gjatë vitit 2024, duke paraqitur të dhëna të detajuara mbi hetimet, masat e sigurimit dhe vendimet penale të ekzekutuara.
Në fjalën e tij, Dumani theksoi se numri i të burgosurve nga hetimet e SPAK përbën 9.5% të totalit të të dënuarve në vend.
Më tej, Dumani shtoi se sipas të dhënave të paraqitura, masa e sigurimit “arrest me burg” është aplikuar ndaj 236 personave, prej të cilëve 195 janë hetuar për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar.
“Masa e sigurimit të “arrestit me burg” është aplikuar për 236 persona nga të cilët 195 persona rezultojnë të hetuar për veprat penale të krimit të organizuar, lidhur me rastet e korrupsionit në 2024, rezulton se në masën “arrest me burg” janë vendosur 31 persona ose 13.5%”, tha ai.
Dumani nënvizoi se një pjesë e konsiderueshme e personave nën hetim, janë hetuar pa asnjë masë sigurimi.
“Nga të dhënat, numri i konsiderueshëm 40% e totalit të personave nën hetim për 2024 janë hetuar pa masë sigurimi. Kjo shpërndarje e masave tregon se krimi i organizuar ka marrë trajtim më të ashpër.
Gjatë vitit 2024 janë ekzekutuar 79 vendime penale të formës së prerë, me 235 persona të dënuar. Nga këto:
20 vendime janë dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, 56 vendime nga Gjykata e Apelit, 162 persona janë dënuar me burgim, 38 me dënim me kusht, 2 subjekte juridike me masën “mbarim personi juridik”, 10 persona me punë në komunitet, 12 përfituan nga amnistia, ndërsa 1 person është dënuar me mjekim të detyruar ambulator. Gjithashtu, gjatë vitit të kaluar janë shpallur edhe 8 pafajësi”, tha Dumani.
Sipas kreut të SPAK, këto të dhëna tregojnë rritje të efikasitetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë