Dumani në parlament: 33 ish-zyrtarë nën hetim për korrupsion gjatë vitit 2024
Kreu i SPAK, Altin Dumani, raportoi këtë të hënë në Parlament për aktivitetin e institucionit gjatë vitit 2024.
Dumani deklaroi në vitin 2024 janë vënë nën hetim 33 ish-zyrtarë të lartë ndërsa theksoi se është rritur numri i dënimeve të formës së prerë për këto raste.
“Për sa i përket luftës kundër korrupsionit, Prokuroria e Posaçme ka ndjekur një qasje aktive, duke hetuar një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Gjatë vitit 2024 rezultojnë të jenë nën hetim 33 ish-zyrtarë të lartë (ku dy prej tyre janë të regjistruar në dy procedime të ndryshme secili), nga të cilët 19 zyrtarë janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim. Nga numri total i ish-zyrtarëve të lartë nën hetim, 19 prej tyre janë dërguar në gjykatë, çka përfaqëson 52,9% të rasteve. Bashkëpunimi nga institucionet publike në lidhje me referimet e ardhura prej tyre ka ende nevojë të përmirësohet. Kështu, numri i procedimeve të filluara nga referimet e përcjella nga institucionet publike mbetet i ulët, duke zënë vetëm 15,1% të totalit të referimeve të dërguara pranë SPAK nga të gjitha subjektet publike dhe private. Është për t’u theksuar se referimet e ardhura nga Policia e Shtetit, krahasuar me vitin 2023, kanë shënuar gjithashtu një rënie shqetësuese prej 53,8%”, tha ai.
Ai theksoi se SPAK ka marrë të gjitha masat për të garantuar respektimin e ligjit gjatë hetimeve.
“Gjatë vitit 2024 kemi pilotuar sistemin elektronik të menaxhimit të çështjeve,” tha Dumani, duke shtuar se SPAK ka përmbushur të gjitha detyrimet lidhur me integrimin në BE, në kuadër të kapitujve që lidhen me luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ai bëri të ditur se gjatë vitit 2024 janë hetuar 844 procedime penale, ndërsa 328 procedime të tjera kanë vijuar nga viti 2023, duke shënuar një rritje prej 9.7% të procedimeve të reja.
Për masat e sigurisë, Dumani nënvizoi se SPAK ka vepruar në mënyrë proporcionale, duke shmangur abuzimet.
Ai shtoi se Prokuroria e Posaçme ka vijuar punën për plotësimin e strukturave të saj dhe procesi për emërimin e drejtuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit është në fazën përmbyllëse.
Dumani njoftoi se Prokuroria ka miratuar strategjinë për krimet zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 dhe e ka zbatuar gjatë periudhës zgjedhore.
LEXONI GJITHASHTU:
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia