Kërcënoi familjarët me thikë dhe plagosi 3 policë, arrestohet autori në Greqi
28 Tetor 2025 |
09:19
Një burrë dhe vajza e tij janë vënë në pranga nga autoritetet greke. Mësohet se autoritetet morën një denoncim se një burrë po kërcënonte me thikë anëtarët e familjes së tij. Menjëherë policia ndërhyrë për të parandaluar krimin brenda familjes.
Burri kërcënoi me thikë familjarët të hënën në mbrëmje në Tirnavos. Kur policia u përpoq ta çarmatoste burrin, situata agravoi në një përleshje ku për pasojë u plagosën tre efektivë. Të plagosurit janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Autori është arrestuar dhe rezulton person problematik për autoritetet dhe ishte liruar së fundmi nga burgu. Gjatë incidentit, vajza e tij dyshohet se i është kundërvënë autoriteteve dhe ka fyer policinë, duke rezultuar në arrestimin e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme