Rrezikon volejbollin për testin e gjinisë, reagon ekipi Dinamos për Ferreiran

28 Tetor 2025 | 20:29

Ngjarja e zhurmshme në volejbollin shqiptar ka të vetmen protagoniste dhe të dëmtuar, volejbollisten e Dinamos, Nayara Ferreira, e cila po përballet me presionin e opinionit përveç pezullimit sportiv.

Prej disa ditësh, Ferreira nuk është paraqitur në stërvitje, duke qëndruar e mbyllur dhe në një gjendje të rënduar psikologjike. Klubi, pavarësisht angazhimeve, vazhdon të merret edhe me gjendjen e saj duke i qëndruar pranë.

Trajneri i Dinamos, Orlando Koja, rrëfen tentativat për ta rikthyer në stërvitje:

“Një lojtare e rëndësishme edhe nga ana e komunikimit na dëmtoi për momentin, por vajzat e tjera morën një shtysë për të treguar forcën e tyre. Po mundohem ta rikthej, por ajo më tha që nuk ndjehet gati për stërvitje.”

Megjithatë, stërvitjet e ekipit vazhdojnë me ritmet normale. Kapitenia Elena Bego thotë se gjendja e grupit ka ndryshuar emocionalisht, por ata vazhdojnë të mbajnë lidhje me sportisten:

“Gjendja e saj emocionale është shumë e ngarkuar, por komunikojmë çdo ditë dhe shpresoj që situata të përmirësohet.”

Trajneri Koja paralajmëron se mund të jetë e pamundur rikthimi i Ferreirës në ekip:

“Ajo po rri këtu për të na thënë se është 100% femër dhe pastaj largohet.”

Pas intervistës së saj në Top Channel, ku akuzoi Federatën e Volejbollit për diskriminim, institucioni i sportit reagoi përmes një komunikate, duke theksuar pritjen për analizën e kërkuar për verifikimin e gjinisë dhe garantimin e transparencës, duke shmangur shkeljen e të drejtave individuale.

Në nivel ndërkombëtar, mediat braziliane si “Melhor do Voley” vënë në dukje se dënimi ndaj Ferreirës është i mbushur me paragjykime dhe transfobi, edhe pse ajo është një grua cisgjinore. Lojtarja ka marrë gjithashtu mbështetje në rrjetet sociale nga kolege të saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026