E rëndë në Francë, shqiptari vret ish-të dashurën
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Francë, ku sipas mediave vendase, një shtetas shqiptar dyshohet se ka vrarë ish-të dashurën e tij. Sipas raportimeve, çifti ishte ndarë së fundmi pas një lidhjeje disa vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Mulhouse, në një bar ku 33-vjeçarja punonte si banakiere. Ndërsa po hapte lokalin mëngjesin e së shtunës, më 22 tetor, ajo është sulmuar me thikë disa herë. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme dhe transportimit në spital, viktima ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Zyra e prokurorit të Mulhouse ka konfirmuar se autori i dyshuar, një shtetas shqiptar dhe ish-partner i viktimës, është në kërkim aktiv. Hetimi i çështjes i është besuar policisë gjyqësore.
Sipas të dhënave paraprake, viktima e lindur në Gjeorgji dhe banuese në Mulhouse kishte bashkëjetuar me të dyshuarin për rreth tre vjet, para se të ndahej prej tij. Prokuroria ka bërë të ditur se gruaja nuk kishte paraqitur më parë asnjë ankesë apo denoncim për dhunë.
Pamjet e kamerave të sigurisë nga lokali dhe zona përreth po shqyrtohen nga hetuesit, ndërsa autopsia e trupit të viktimës pritet të kryhet mëngjesin e së mërkurës, më 29 tetor, në Institutin Mjeko-Ligjor të Strasburgut.
Një hetim zyrtar është hapur për veprën penale të vrasjes.
Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
- 09:18 Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave