Pse Kurti u sulmua nga Haradinaj si i rekrutuar nga shërbimet serbe? Haxhiu debat me Bushatin

26 Maj 2021 | 20:47

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ditë më parë sulmoi nga Kuvendi kryeministrin Albin Kurti duke ngritur pretendime se ky i fundit është rekrutuar nga shërbimet serbe gjatë kohës që ishte në burg.

Ky etiketim i z. Haradinaj në adresë të kryeministrit ishte njëra prej temave, që u diskutua në emisionin “Shock” në Euronews Albania.

“Nuk e di se kush nuk është shpallur spiun në Kosovë teksa është marrë me politikë. Ajo që po bën Haradinaj është sulm ndaj Kurtit për të gjithë atë që ka bërë deri kur është bërë kryeministër. Natyra e tij dhe logjika e tij është marksiste”, tha Bushati.

Analisti Baton Haxhiu tha se përmes kësaj qasjeje z. Haradinaj synon ta pozicionojë kryeministrin e vendit në një situata të pafavorshme, sa i takon vijimit të negociatave për dialogun Kosovë-Serbi.

“Haradinaj dëshiron ta vendos në një pozicion të pafavorshëm para negociatave, për arsye se ia vendos frikën brenda në trup Albin Kurtit se është i paaftë për të nënshkruar diçka në emër të Kosovës, pafuqia e tij dhe vendosja e frikës brenda tij ta armiqësojë me bashkësinë ndërkombëtare, kryesisht me Amerikën. Ku presioni është për ta bërë të pasigurt punën e Albin Kurti tani e tutje”, tha ai.

Ndërkohë analisti, Andi Bushati thotë se kryeministri Kurti sulmohet nga ana e opozitës pasi kjo e fundit e ka provuar se është e pa zonja të përballet në garat elektorale me liderin e VV-së.

“Ka një dëshpërim te kundërshtarët e Albinit që nga pafuqia për t’u përballur politikisht kapen degë mbas dege të gjejnë fabula të paqena. Në një pikë mblidhen të gjitha bashkë. Hajn nuk i ka thënë njeri edhe këtë mund t’ja thonë më vonë. Nuk po dinë se çfarë t’i thonë”, tha Bushati.

Ai shprehet se këto janë fabula të fabrikuara të cilat synojnë dëmtimin e figurës së z. Kurtit.

“Njeriu që i ka mundur të gjithë bashkë me votë dhe ka shumë pak kohë në qeverisje, i shpikin fabula të paqena veç prej inatit se duhet luftuar me çdo mjet”, tha Bushati.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022